Uashingtoni dërgon trupa të reja në Afganistan
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis njoftoi sot se ka urdhëruar dërgimin e trupave shtesë në Afganistan...

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis njoftoi sot se ka urdhëruar dërgimin e trupave shtesë në Afganistan, dhjetë ditë pas njoftimit nga presidenti Donald Trump për një përforcim të efektivëve amerikanë në këtë vend. “Po kam nënshkruar urdhërat”, deklaroi Mattis para gazetarëve, pa dhënë detaje mbi shifrat.
“Kjo do t’i mundësojë forcave afganase të luftojnë në mënyrë më efikase”, tha ai duke shtuar se bëhet fjalë kryesisht për këshilltarë ushtarakë.
Më 22 gusht presidenti amerikan, Donald Trump prezantoi strategjinë e tij për Afganistanin, lufta më e gjatë në historinë amerikane, ku parashikohej dërgimi i trupave shtesë dhe një presion më i lartë mbi Pakistanin, duke i bërë thirrje që të mos strehojë më terroristë.
