Botë

Mijanmar - Rakine, 38 mijë myslimanë festojnë Bajramin mes kufijve

01.09.2017 14:07

Përderisa miliona mysliman në të gjithë botën janë bashkuar në shtëpitë e tyre për të festuar Bajramin...

Përderisa miliona myslimanë në të gjithë botën janë bashkuar në shtëpitë e tyre për të festuar Bajramin, vetëm dy ditë para kësaj feste mbi 38 mijë myslimanë të provincës Rakine janë detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre për shkak të terrorit që u ushtrua ndaj tyre nga ushtria e Mijanmarit.

Mbi 38 mijë refugjatë kanë mbetur të ngujuar në fushat në kufi me Bangladeshin që ka mbyllur kufirin për myslimanët e Rohingas. Kriza e re e refugjatëve në këtë rajon erdhi pas raportimeve për dhunë etnike të forcave të sigurisë në Mijanmar dhe vigjilentëve budistë të kenë vrarë mbi 130 myslimanë Rohinga në fshatin Cut Pyin.

Aktivistët thonë se ushtria rrethoi fshatin dhe sulmoi civilët e pafajshëm që iknin të frikësuar. Sipas informacioneve, të gjitha viktimat janë vrarë me armë zjarri.

Sipas të dhënave të OKB-së, myslimanët e Rohingasit u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre.

Drejtuesit e OKB-së i kanë bërë thirrje qeverisë së Aung San Su Kyi që të mos i ushtrojë dhunë civilëve të pafajshëm.