Maqedoni

Zgjedhjet lokale, KShZ: I hapur konkursi për kandidatët e pavarur

01.09.2017 16:01

Nga KShZ njoftojnë se ende është i hapur konkursi për kandidatë të pavarur për kryetarë komunash...

Nga KShZ njoftojnë se ende është i hapur konkursi për kandidatë të pavarur për kryetarë komunash.

Në komunat shqiptare deri tani ambicien e tij për të garuar si kandidat i pavarur e ka shprehur vetëm Enver Pajaziti, në komunën e Bërvenicës. Në kampin maqedonas ka më shumë kandidatura.

Kiro Tashkov dhe Jorgo Ognenovski janë kandidatë të pavarur për komunën e Manastirit. Gospodin Poposki konkurron në Vevçani, Toni Gjurovski në Vrapçisht, Jadranka Biban në Debarcë, Boris Davidov në Kavadar, Vladimir Kofçegarski në Karposh, Marijanço Angelovski dhe disa tjerë në komunë rurale.