MAQEDONI
Mexhiti në Tiranë takon ministren Kumbaro
12.06.2014 19:16
Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti i shoqëruar nga veprimtarë të kulturës në vend...

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti i shoqëruar nga veprimtarë të kulturës në vend, ka qëndruar për një takim pune në Tiranë ku ka takuar ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Gjatë takimit është diskutuar për platformat dhe projektet e përbashkëta, si ura lidhëse të kulturës në të gjitha sferat mes dy vendeve.Në takim është folur në hollësi edhe për disa nga idetë që mund të nisin së shpejti realizimin siç është Konferenca për Trashëgimi Kulturorore që pritet të mbahet këtët vit në Shkup.
Ministreja shqiptare citohet të ketë shprehur gatishmërinë e Tiranës për senzibilizimin sa më të madh të bashkëpunimit në të gjitha nivelet dhe sferat, si dhe të ofrojë mbështetje institucionale për këtë qëllim.
