Filloi puna me dy ndërrime, institucionet në shërbim të plotë të qytetarëve

01.09.2017 19:02

Prej sot, institucionet kryesore në vend filluan punën me dy ndërrime...

Prej sot, institucionet kryesore në vend filluan punën me dy ndërrime. Sipas vendimit të Qeverisë, Drejtoria e të ardhurave publike, Drejtoria e doganave, çerdhet, Drejtoria e librave amë, shërbimet për dhënien e letërnjoftimeve dhe pasaportave në MPB dhe në departamentet e mbrojtjes në rajone të qyteteve dhe komunave në Ministrinë e Mbrojtjes, prej sot punojnë me dy ndërrime, pra prej orës 7:30 të mëngjesit deri në orën 21:30.

Kjo masë e Qeverisë u paraprin nevojave të qytetarëve, duke i kthyer institucionet në servis të vërtetë të  qytetarëve.

Puna me dy ndërrime në çerdhet dhe institucionet kyçe shtetërore u paraprinë nevojave bashkëkohore të qytetarëve.

Kjo do të thotë se prindërit nuk të kenë kohë rigorozisht të caktuar kur t’i dërgojnë apo t’i marrin fëmijët nga çerdhet, me çka do t’u lehtësohet përmbushja e obligimeve ditore, ndërsa për fëmijët do të sigurohet kujdesi i duhur.

Edhe qytetarët e tjerë tashmë nuk do kenë nevojë ta shfrytëzojnë pushimin e drekës ose të marrin ditë të lirë që të kryejnë ndonjë obligim administrativ.

Puna me dy ndërrime në institucionet kyçe e vendos qytetarin në vëmendjen e institucioneve shtetërore. Kjo masë e ndryshon qasjen e institucioneve ndaj qytetarëve dhe vërteton se institucionet ekzistojnë për qytetarët, jo e kundërta.