Inspektorati sanitaro-shëndetësor, mungesë e theksuar e kuadrit të licencuar
Në Inspektorat ka aktualisht 70 të punësuar, por vetëm 30 me licenca adekuate....

Inspektorati shëndetësor sanitar kërkon punësime urgjente pasi përballet me mungesë të theksuar të kuadrit dhe me resurse teknike të stërpërdoruara.
Në Inspektorat ka aktualisht 70 të punësuar, por vetëm 30 me licenca adekuate.
Nga këta të fundit, 20 janë të moshës prej 5 deri në 67 vjeç, ndërsa 12 të tjerë, edhe pse kanë licencë, nuk punojnë në terren.
“Në Inspektoratin shëndetësor aspak nuk ka pasur investime. Ky institucion është më specifik se inspektoratet e tjera, pasi kryerës të detyrës inspektorë mund të jenë vetëm mjekët. Inspektorati ynë punon sipas 33 ligjeve të veçanta. Për momentin kemi vetëm 70 të punësuar, prej të cilëve vetëm 30 i kanë licencat përkatëse për punë vetanake në terren dhe u duhet të mbulojnë të gjithë Maqedoninë”,- deklaroi drejtoresha e ISh-së, Irina Sotirova - Buhova.
Nëse nuk ndërmerren masa urgjente për punësimin e kuadrit të ri të licencuar, në vitet e ardhshme Inspektorati do të mbetet me vetëm 10 inspektorë. Problem janë edhe makinat. Inspektorati ka 30 të tilla, një e treta e të cilave e tipit Jugo, që më shumë janë në defekt sesa në terren. (Ardita Imeri, TVM2)
