Maqedoni
Mot me diell dhe i nxehtë, me erë mesatare
02.09.2017 13:09
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore dhe perëndimore...

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri në 16, ndërsa ajo e ditës prej 27 deri në 35 gradë Celsius.
Uv-indeksi do të jetë 7.
Në Shkup moti i ngjashëm, me diell dhe me vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 35 gradë Celsius.
Nesër rajoni ynë do të jetë nën ndikimin e masës së lagësht dhe jostabil që do të kushtëzojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përkohshme të përforcuar veriore. Reshje më të mëdha priten në orët e pasdites dhe në pjesët lindore të vendit. Në nivel lokal proceset do të jenë më intensive.
Nga e hëna vijon mot stabil, më i freskët dhe me erë ndërsa nga mesi i javës me reshje lokale të shiut./Mia
