Maqedoni
Rritja e rrogës minimale, qytetarët: Mirë, por duhet të paktën 18.000
02.09.2017 16:21
Propozimi i qeverisë për rritjen e rrogës minimale dhe heqjen e taksës radiodifuzive, pret tani diskutimin dhe miratimin në Kuvend...

Qytetarët janë të kënaqur me lëvizjen nga vendi të nivelit më të ulët të rrogës minimale në vend por thonë se 12 mijë denarë janë shumë pak. Qytetarët e anketuar nga TVM 2, thonë se me një pagë minimale, qoftë edhe të rritur në 12 mijë denarë, nuk mund të mbijetohet pasi cdo gjë tashmë është shtrenjtuar shumë më tepër sesa përqindja e rrogave që rriten. Ata propozojnë që paga minimale të jetë më së paku 18 mijë denarë.
“12 mijë denarë nuk i mbulojnë as faturët e engergjisë elektrike, ujit, nxemjes a ku është ushqimi dhe pijen e familjes. Me 12 mijë denar nuk bëhet asgjë”…
“Paga minimale në vend nuk duhet të jetë 12, por 30 mijë denar sepse këtu te ne është gjithçka e shtrenjt”…
“Paga minimale duhet të jetë 300 euro, ose 18 mijë denarë”….
“Më së paku 20 mijë denarë. Mendoj kështu sepse shpenzimet mujore janë shumë më të mëdha ndërsa gjërat elementare të jetës janë tepër të shtenjta”, thanë qytetarët e aketuar.
Po pritet mirë ndërkohë të votohet e të bëhet fuqiplotë vendimi për heqjen e taksës radiodifuzive. Sa i përket financimit të servisit publik, të anketuarit thonë se mënyra më e sgurtë do të ishte nga buxheti, në fund të fundit edhe buxheti mbushet nga qytetarët, prandaj është absurd që tu marrësh plus taksave të tjera, edhe 190 denarët e taksës radiodifuzive thonë ata.
“Servisi Publik i Maqedonisë duhet të financohet 100 % nga buxheti i shtetit e jo nga qytetarët. Mendoj se zgjidhja me e mirë financiare për RTVM është kjo që e njëjta të ketë buxhet i qendrushëm vjetor”…
“Financimi i RTVM-s duhet të jetë përmes buxheti i shtetit e jo përmes qytetarëve. Sepse qytetarët nuk kanë pasur dhe nuk do kenë mundësi me këtë standard jetësor të paguajn taksën radiodifuzive”, thanë qytetarët e aketuar.
Me Propozim-ligjin për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominante të shtetit, materialisht do të sigurohen mbi 3.500 persona të cilëve iu është ndërprerë marrëdhënia e punës në bazë të falimentimit, likuidimit apo tepricës teknologjike në periudhën prej vitit 1995 përfundimisht deri më 30 qershor të vitit 2017.
Të gjithë ata të cilët i përmbushin kriteret do të marrin kompensim mujor prej 7.596 denarëve. Me ndryshimet në Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale mediale, do të hiqet taksa radiodifuzive për të gjithë qytetarët.
Ndërsa nëse miratohet ligji për pagën minimale, kjo do të thotë se në të ardhmen shuma do të jetë 12000 denarë.
REXHEP QAMILI
