Maqedoni

Vizita e Kocias, kontesti i emrit, Ruzhin: Pala Greke nuk ka ndryshuar qëndrimin

02.09.2017 16:53

Aktualizim të kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, por jo edhe ndryshim të pozicioneve të palës greke...

Kështu e vlersojnë njohësit e çështjeve ndërkombëtare vizitën  e Ministrit të Punëve të jashte të Greqis, Nikos Koxias dhe të  europarlamentareve. Sipas profesorit univeristar Nano Ruzhin, është evidente se Athina Zyrtare nuk ka ndryshuar qëndrimet, prandaj për çfardolloj marrveshje nevojitet dhe një angazhim i drejtpërdrejtë i faktorit ndërkombëtar, veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 
 
“Së pari përcillet një porosi se po aktualizohet çështja e emrit, më pas se për të arritur deri te një kompromis i pranueshme për të dyja palët është e nevojshme ndërhyre e drejtpërdrejtë e faktorit ndërkombtar, sepse që t’i mundësohet Maqedonisë antarësimi në  NATO  nevojitet pëlqimi i Greqisë ngase anëtarësimi në strukturat veri-atlantike bëhet me konsensus nga ana e të gjitha shteteve anëtare”, tha Nano Ruzhin, profesor universitar.
 
Ruzhin vlerson se Greqia dhe Maqedonia do të arrijn marrëveshje,por për momentin Greqia mbetet në pozicionet e vjetra. Çështja e emrit mbetet një status quo, por do të duhet të pritet nëse takimet në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB do të sjellin diçka të re, thot profesori universitar Nano Ruzhin. 
 
SANIJE KASTRATI