Maqedoni
Pushteti vendor, Musliu: Krerët e komunave, të kujdesen për cilësi
02.09.2017 17:16
Kandidatët të cilët pretendojnë të marrin timonin e pushtetit vendor...

Kandidatët të cilët pretendojnë të marrin timonin e pushtetit vendor, do të duhet të kenë prioritet përmirësimin e shërbimeve komunale dhe në përgjithësi të cilësisë së jetës së qytetarit dhe jo të merren me politika për të cilat edhe vetë ata nuk e kanë të qartë nëse mund t’i përmbushin apo jo, vlerson analisti politik Albert Musliu. Nuk mjafton të mbushen gropat në një rrugë dhe të pretendohet se është përmirësuar infrastruktura në atë komunë, thotë Musliu.
“Një qytet nuk përmirësohet vetëm me rrugën para shtwpisë të atij qytetari por përmirësohet me ambientin e përgjithshëm, edhe me qendrën edhe me kualitetin jetës, me parqe me staza të ndryshme me salla sportive me aktivitete kulturore etj. Ne akoma nuk kemi arrit në atë nivel që pushtetarët e tanë të ardhshëm lokalë, neve të na prezentohen me programe të asisoji me qëllim që ne të mund të përzgjedhim më të mirin.Jo rrallë herë na japin premtime të cilat janë mbi kapacitetin e pushtetit lokal, që s’ka të bëjë me autoritetin të cilin ata e kërkojnë për ta marrë”, tha Albert Musliu, analist politik.
Në këtë drejtim gjendja në vendbanimet shqiptare është edhe më e vështirë nënvizon Musliu. Derisa në qendër të Shkupit zhvilloheshin aktivitete ultraluksoze, shum vendbanime shqiptare përballen me mungesën e kushteve themelore për jetë thotë ai.
“Investimet në pushtetin lokal 10 vitet e fundit kanë qenë të keqpërdorura, përderisa në qendër të Shkupit bëheshin disa aktivitete ultraluksoze në komunat ku banojnë shqiptarët kishte problem edhe me ujin e pijshëm. Por mos të harrojmë se dy komunat më të mëdha shqiptare kanë problem me bërllokun, kanë problem me ujin e pijshëm e të mos flasim për institucione ose kapacitete të të bukurës si të them teatro,aktivitete kulturore, aktivitete sportive, fatkeqsisht nuk ka qenë në piksinimin edhe të politikanëve por fatëkeqsisht edhe të qytetarëve”, shtoi Musliu.
Veç drejtuesve të pushtetit vendorë Musliu thotë se faj mbajnë edhe vetë qytetarët pasiqë duhet të jenë më këmbëngulës në realizimin e kërkesave të tyre teksa sipas tij pushtetarët e ardhshëm e kanë fajin sepse manipulojnë me programet e tyre. Gjendja sipas tij mund të përmirësohet me ngritjen e vetëdijës qytetare dhe praninë e tyre jo vetëm në votime por edhe në zbatimin e politikave të të pushtetit vendorë.
NAIM RAMADANI
