Maqedoni
VMRO–DPMNE: Qeveria presion ndaj kompanive
02.09.2017 17:42
VMRO-DPMNE-ja akuzoi Qeverinë se përmes kontrolleve inspektuese dhe mbylljes së objekteve nga Drejtoria për të Ardhura Publike ushtron presion ndaj ndërmarrjeve...

Sipas partisë opozitare, LSDM-ja është duke i keqpërdorur shërbimet e inspektimit për qëllime partiake.
“Po thuajse një jave pas mbylljes së lokaleve “Kult”, “Palma” dhe “Trend” në Ajrodrom inspektoriati nën urdhin e Sanja Llukarevskës dhe mikun e saj Stefan Bogoev e mbylle dhe lokalin e famshëm “Broscoffe”. Kjo është goditje klasike ndaj ndërmarrjeve dhe hotelierëve si dhe paraqet shembull të tortures politke. LSDM-ja në programin zgjedhor gënjeu se parandalimi do të jetë themel i politikës ndëshkuese dhe se shërbimet e inspektimit nuk do të shfrytëzohen për të bërë presion ndaj ndërmarrjeve dhe qytetarëve”, thanë nga VMRO-DPMNE.
