Maqedoni
OH “Kalliri i Mirësisë” shpërdnan kurbane per 4.500 familje
03.09.2017 13:26
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë” sot ka shpërndar mish kurbani për mbi 4.500 familje në nevoj dhe për mbi 800 femije jetime në Shkup...

Me ndihmën e donatorëve të ndryshëm vendas dhe të huaj, kjo organizate humanitare ka arritur të there mbi 110 kurbane të mëdha për këtë vit.
“Edhe këtë vit OH “Kalliri I Mirësisë” është kudjesur që të grumbulloj sa më shumë mish kurbani dhe të shpërndaj atë për diku 4.500 familje skamnor dhe afër 850 familje që kanë jetima në shtëpi. Skamnorët kanë marr dje, ndërsa sot marrin mish kurbani jetimet. Jemi kujdesur që të grumbulloj 110 kurbane të mëdhej. Pas shpërdnarjes së mishit të kurbanit për jetimet dhe skamnorët, ne do të vazhdojmë me shpërndarjen e mishit edhe në gjithë vendin tonë”, tha Hasan Baftijari, OH “Kalliri i Mirësisë”.
Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë” ndihmon familjet në nevoj në maqedoni dhe tradicionalisht shpërndan mish kurbani që nga viti 1991.
REXHEP QAMILI
