Maqedoni

Në “Zdravko Cvetkovki”, pak nxënës shqiptarë, Mejzini: T’i orientojmë fëmijët drejt profesioneve

03.09.2017 14:59

Nxënësit e shkollave fillore sërish kanë anashkaluar shkollat profesionale

Nxënësit e shkollave fillore sërish kanë anashkaluar shkollat profesionale, duke preferuar kështu tre drejtimet më të favorizuara deri më tani, atë të gjimnazit, mjekësisë dhe ekonomisë.
 
Njejtë është edhe me shkollën e mesme të ndërtimtarisë “Zdravko Cvetkovki” ku interesimi ka munguar per disa drejtime shprehet zëvendës drejtor Urim Mejzini. Edhe pse profilet e ndërtimtarisë dhe gjeodezisë janë perspektive si në tregun e brendëshëm ashtu edhe në tregun evropjan megjithatë numri nuk është plotsuar.
 
“Në vit të parë momentalisht kemi 60 e dicka nxënës por ka ende vende të zbrazëta, sidomos në profilin e ndërtimtarisë dhe gjeodezisë. Aty kemi vetëm nga 6 nxënës, aty minimum nevoiten edhe nga 10 nxënës ne dy drejtimet që të mund ti formojme paralelet”, tha Urim Mejzini, zëvendës drejtori I shkollës së mesme të ndertimtarise “Zdravko Cvetkovki”.
 
Edhe pse shkollat profesionale promovohen në shkollat fillore duke shpalosur programet e tyre nxënësve të klasave të nënta, si duket kjo nuk është e mjaftueshme që të bind nxënësit per ti zgjedhur ato.
 
Ata planifikojnë në të ardhmen të kycen edhe prindërit për ti vedijësuar se nga shkollat profesionale mund të kenë më shum leverdi ngaqe më lehtë  mund të gjejnë punë.
 
“Sipas meje problemi  më I madh është tek prindërit ,femijet ne moshe 15 vjece nuk mund të dinë cështë me e mirë për ta ,prindrit duhet ti përcjellin fëmijët e tyre se per cka jan. prinderit duhet ti përcjellin me shum femijët e tyre ti shohin se për cka janë. Duhet nxënësit që jane me një sukses shum mire apo mire  duhet të drejtohen kah shkollat profesionale. Me shkollim te mesem professional mund te vazhdoj shkollimin e mëtejm por me ketë ai ka edhe një profesion”, shtoi Mejzini.
 
Mejzini ju ben thirje nxenesve te cilet jane refuzuarer nga shkollat tjera të drejtohen me kërkesë në këtë shkollë ku ka ende vende te lira dhe drejtimet që  ofron kjo shkolle do ju mundesoj qe me lehtë të gjinden ne tregun e punës.
 
LUMTURIE HAJRO