Maqedoni
Qytetarët porosisin partitë: Zgjidhni kandidatë që dëgjojnë çfarë do populli
03.09.2017 15:24
Partitë politike ende vazhdojnë kalkulimet me emrat e mundshëm për kandidatë për kryetarë komunash...

Kryetarët aktualë tashmë pothuajse cdo ditë, mbajnë konferenca shtypi ku japin llogari për punët e kryera gjatë mandatit të kaluar. Shumë prej tyre shpresojnë edhe për një mandat të ardhshëm.
Teska politika kalkulon, TVM 2 doli në terren në disa qytete për të marrë mendimin e qytetarëve se si duan ta kenë komuën e tyre. Problemet e qytetarëve shqiptarë janë bazike, kërkojnë ujë, kanalizime, heqjen e deponive të egra dhe infrastrukturë më të mirë.
“Ne s’po kërkojmë shumë, vetëm atë që kemi nevojë më së shumti, uji dhe kanalizimet të rregullohen. Gypat e ujsjellësit tashmë 44 vjet nuk ndërrohen, rjedhin dhe mes ditës nuk kemi ujë as për dush”, tha një banor i Çairit.
“Jo vetëm këtë sezon veror, por gati 20 vera me radhë, Dibra përballet me mungesën e ujit të pijshëm. Një nga lagjet më të urbanizuara, ka mungesë uji të pijshëm gjatë verës. E dyta zgjidhja e deponisë, e treta aplikimi I politikave për uljen e papunësisë, gjithashtu do të kisha dashur që KOmuna e Dibrës të vazhdojë të lobojë për lidhjen e qytetit të Dibrës, me rrugën e re me Kërcovën”…
“Risi të reja Punësime investime të reja në infrastrukturën rrugore edhe në arsim”, thanë qytetar të Dibrës.
“Porosi ju kisha dhënë të jenë më mirë, të bëjnë punët më pastër, për popullin të punojnë ajo është më mirë. Jo vetëm për pasanikët por edhe fukarenjtë ti marrin parasysh”…
“Duhet të punojnë më tepër, rrugët nuk bëjnë hic, të tregojë sukses”…
“Duhet të punojnë më tepër që kur e marrin pozitën, duhet të punojë, të shkojë katund më katund, të shohë si i ka hallet populli”, thanë banor të Tetovës.
Zërin e qytetarëve, politika e dëgjon gjatë fushatave zgjedhore, por është mirë ta dëgjojë në cdo kohë dhe nuk duhet të harrojnë, se fjala shërbëtor i popullit, është emri që merr cdo kryetar komune që në ditën që merr postin e tij dhe këtë duhet ta ketë parasysh gjatë gjithë mandatit.
Qytetarët kanë nevojë për ujë, kanalizime, qytete pa deponi, njësoj sic kanë nevojë edhe për skulptura, sheshe , shatërvanë, parqe dhe rrugë për këmbësorë e bicikleta.
SEMRA AJETI
