Maqedoni
Fëmijët bëhen gati për në shkollë, prindërit përllogarisin harxhimet shtesë
03.09.2017 15:37
Fëmijët bëhen gati për fillimin e vitit të ri shkollor të hënën...

Edhe pse të paktën harxhimet për libra nuk mbulohen më nga buxheti familjar, sërisht dërgimi i një fëmije në shkollë, është problem shtesë për buxhetin e cdo familjeje në shtator.
Për të shkurtuar sadopak harxhimet, shumë prindër zgjedhin që fletoret, cantat dhe rrobat, ti blejnë në tregjet e vendit dhe jo në shitoret e specializuara. Kështu ju del më lirë. Më vështirë kalojnë familjet që kanë më shumë fëmijë në shkollë.
“Cmimet janë të larta, sidomos për ata që kanë nga 2, 3, 4 fëmijë, cmimet janë të larta. Pa u siguru… ska”…
“Nëse nuk ke rrogë, punë, asgje smund të bësh. As libra smund tblesh, as speca, as cka të them”…
“Vajzën e kam më të vogël pak, ende nuk është në shkollë, por shkolla duhet ti sigurojë harxhimet”, thanë qytetarët e anketuar…
Të hënën , për herë të parë në bankat shkollore, ulen Mbi 20.000 nxënës të klasës së parë. Në Shkup prej gjithsej 10 komunave deri tani janë paraqitur 6.159 nxënës në klasën e parë. Në shkollat e mesme janë regjistruar gjithsej 17.131 nxënës.
Interes më të madh ka pasur për arsim profesional ku janë regjistruar 9.983 nxënës, ndërsa për arsim gjimnazi kanë vendosur 6.703. Në shkollat artistike janë regjistruar gjithsej 224 nxënës prej të cilëve në Shkup 148, ndërsa në gjimnazin e sportit 221 nxënës. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës theksojnë se numri përfundimtar i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme do të dihet nga mesi i shtatorit, pas kompletimit të të dhënave në koordinim me komunat.
FJOLLA TELAI
