Maqedoni

BFI dhe “Hilal shpërndajnë kurbanë 20 tonë mish në gjithë Maqedoninë

03.09.2017 16:05

BFI nëpërmjet muftinive të saj dhe bashkëpunimit me organizatën humanitare “Hilal”, ka filluar aksionin për shpërndarjen e mishit të kurbanëve....

Gjatë ditës së sotme në selin e BFI-së  u ndan mbi 3.000 pako mish kurbani.  Ato ju ndanë familjeve të skamnorëve, jetimëve, shoqatave të invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të UCK-së
 
“Procesi I ndarjes së mishit të kurbanit do të vazhdoj deri në sa nuk shpërndahet edhe pakoja e fundit, ashtu që bashkërisht e lusim zotin që këta njerëz që  janë duke pritur për të marr një pako me mish vitin e ardhshëm zoti tua mundësoj atyre që ata të dhurojnë kurbane për këtë fest”, tha Faredin Ebibi, dekani i fakultetit të shkencave islame- Shkup.
 
“Prej vitit 2007 e këndej i kemi organizuar këto aktivitete bashkërisht dhe sot shpërndajmë mishin e kurbanit për rreth 270 familje”, tha Blerim Rexhepi, nga shoqata e invalidëve “Shpresa”.
 
“Jemi kënaqur dhe bashkëpunojmë me BFI-s disa vite me rradh të cilën aq sa kanë pasur mundësi na kanë ndihmuar për çdo vit”, tha Xhevat Palloshi, nga  Sh.së invalidëve të punës.
 
“Kemi mbi 130 familje që i mbyqyrim mirëpo me ndihmat e organizatës humanitare “Hilal” dhe të tjerët kemi ndihmuar shumë familje dhe shpresoj se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, tha nga OJQ  ekologjike “Burimi”.
 
“Jemi faliminderues BFI-s, riaseti të saj, medresës dhe të gjithë stafit punonjës në këtë shtëpi duke përfshir edhe shoqatën humanitare “ Hilal” të cilat për asnjë vit dhe për asnjë moment nuk kanë harruar të nderojnë tek familjet e dëshmorëve”, tha Daim Hiseni, kryetar i shoqatës së kulturës së shqiptarëve.
 
Deri në përfundim të këtij aksioni humanitar do të shpërndahen rreth 20  tonë mish kurbani.Ndarja e mishit të kurbanëve do të vazhdoj edhe gjatë ditëve në vijim në të gjitha qytetet e vendit. 
 
REXHEP QAMILI