Maqedoni
Zaev- Rivlin, mundësi për intensifikimin e bashkëpunimit
03.09.2017 16:21
Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev gajtë vizitës zyrtare në Izrael u takuan me presidentin izraelit Rouen Rivlin...

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev gajtë vizitës zyrtare në Izrael u takuan me presidentin izraelit Rouen Rivlin ku kanë bisedura mbi mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit, njoftuan nga pres qendra e Qevrisë.
“Ekziston miqësi e sinqertë midis Maqedonisë dhe midis qytetarëve të dy shteteve. Republika e Maqedonisë dhe Republika e Izraelit nuk kanë çështje të hapura. Prandaj ka mundësi për intensifikimin e bashkëpunimit, është konstatuar në takim”, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë së RM-së.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se presidenti I izraelit Rivlin ka përshëndetur ndryshimet demokratike në Maqedoni dhe përpjekjet e reformës së qeverisë së re, e cila hapi mundësi për marrëdhënie midis dy vendeve.
“Qeveria është e orientuar të sigurojë jetë cilësore qytetarëve dhe motivim të rinjve të mbeten dhe të punojnë në vendlindjet e tyre. Integrimet në BE e NATO dhe thellimi i relacioneve me shtete mike, si Izraeli, shumë do të kontribuojë në të”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev.
Ai më tej ka shtuar se se qeveria do të merr parasysh përvojën e Izraelit në planin ekonomik dhe të sigurisë si dhe dy bashkëbiseduesit janë dakorduar të ndërrmarrin hapa për lidhje ekonomike të të dy vendeve.
SANIJE DURAKU
