Maqedoni
LSDM: Deputetët të përkrahin ndryshimet ligjore
03.09.2017 16:43
Lsdm sërish apelon deri te të gjithë deputetët që të mbështesin ndryshimet ligjore të parashtruara nga kjo parit, pasi siç thonë janë në të mirë të të gjithë qytearëve...

Deputetja e LSDM-së, Jagoda Shahpaska deklaroi se premtimet e dhëna para qytetarëve dhe për të cilat votuan shumica e qytetarëve, po bëhen realitet. Sipas saj punonjësit me të ardhura të vogla më në fund do të mund të shfrytëzojnë subvencione për pushim pa pagesë. Kjo nënkupton mbështetje shtesë për turizmin, ka thënë Jagoda Shahpaska, deputete e LSDM-së.
“Kjo është paraparë me rebalancin e buxhetit dhe fillon realizimi nga ky vit. Pensionistët do të fitojnë rritje dhe ujdi të pensioneve sipas dy varianteve: së pari në pajtueshmëri me pagat në vend, e dyta në pajtueshmëri me rritjen e shpenzimeve të jetesës. Harmonizimi do të bëhet dy herë në vit dhe nëse masat e qeverisë së re arrijnë rrije më të lartë ekonomike, është e mundur rritje shtesë deri në fund të vitit”, tha Jagoda Shahparska, deputete e LSDM-së.
Shahpaska poashtu përmendi rritjen e pagës minimale në 12.000 denarë, për të gjithë sektorët, duke përfshirë atë të tekstilit dhe të lëkurës, që deri më tani kanë qenë të diskriminuar. U përmend edhe çështja e punëtorëve të falimentuar, ku mbi 3.000 persona do të pranojnë kompensim mujor prej 7.569 denarë që do të jetë korrigjim i padrejtësisë që ka zgjatur me dekada.
SANIJE DURAKU
