Maqedoni
Shën Tereza, sa e njohin të tjerët shënjtoren shqiptare
03.09.2017 17:24
Po afron 5 shtatori, data e vdekjes së nënë Terezës, njëkohësisht dita kur kisha katolike e shpalli atë shenjtore...

E vetmja shenjtore shqiptare, lindi në Shkup, dhe gjithë jetën nuk e harroi prejardhjen e saj etnike të cilën e përmendte shpesh. Por, cfarë dinë sot vizitorët e shkupit dhe banorët e tij, për shenjtoren shqiptare. Të huajt njohin humanizmin e saj.
“Nene Tereza ka qenë një grua e madhe e cila u ka ndimuar të gjith të sëmurve dhe të pamundur”…
“Tërë jetën Nënë Tereza nuk ka bërë asgjë për vete gjithçka ka bërë për të tjerët. Ka menduar vetëm për njerëzit”, thanë disa qytetarë bullgar.
Shkupjanët e etnitetit maqedonas, ju pengon përse Vatikani e njeh si të lindur në shkupin shqiptar.
“Atje ku Nënë Tereza është shpallur e shenjt, kanë shkruar se ka lindur në Shkup- Shqipëri. Skam asgjë kundër Nënë Terezës, por në çdo vend dëgjohet vetëm nënë Tereza, Nënë Tereza . A thua skemi ne persona në Maqedoni që meritojn të jenë të shpallen të shenjt”, tha një qytetar maqedon.
Shqiptaret e Shkupit vetëm janë krenarë që nënë tereza ëhstë shqiptare. Shqiptarët e Maqedonisë nuk kane paralajmeruar asnje manifestim te rendesishem per 5 shtator.
Ne prishtine do te behet shugurimi I katedrales Nene tereza, por Shkupi duket se edhe sivjet, kete date do ta kujtoje me koncerte minimale te pergatitura ne sekonden e fundit.
SANIJE DURAKU
