Maqedoni

Zgjedhjet vendore të 15 tetorit, partitë kalkulojnë me emrat e kandidatëve

03.09.2017 18:02

Zgjedhjet lokale janë në prag dhe po bëhet gjithnjë e më e vështirë për partitë, të gjejnë kandidatët e duhur për karriket e para të komunave...

Ata që janë të sigurtë, tashmë janë bërë publikë nga partitë politike. Është e qartë se partitë po përdorin cdo mënyrë për të fituar e këtë e tregojnë kandidaturat e LSDM-së që ka përzgjedhur që votën e shqiptarëve kësaj radhe ta kërkojë me kandidat shqiptar , siç është rasti i Haraçinës ku LSDM ka përzgjedhur jo vetëm që kandidati të jetë i etnitetit më të madh të komunës por edhe femër.
 
Melekije Ademi është kandidatja e LSDM-së, në Haraçinë,  ndërsa janë zyrtarizuar edhe kandidatë në Gjorce Petrov, Ohër, Aerodrom, Butel , Gazi Babë dhe në Strumicë. Jagoda Shahpaska, nga LSDM thotë se oferta e personave të cilët gëzojnë më shumë reputacion në komunat e tyre do të jenë kandidatë për kryetarë komunash, nga ana e LSDM.
 
“Të gjithë ata që deri më tani janë ofruar dhe të gjithë tjerët që do të zyrtarizohen nga LSDM ne periudhës që vjen, do të jenë kryetarët e ardhshëm të komunave të vendit. I kemi rezultatet e analizave, po bëhen vlerësime, dhe emrat do të dihen brenda një dite ose dy”, tha Jagoda Shahpaska, deputete e LSDM –së.
 
BDI ende nuk i ka finalizuar të gjitha komunat. Dihet tashmë kush do të garojë për disa prej tyre, në Cair Visar Ganiu, në Kërcovë Fatmir Dehari dhe Fehmi Jonuzi në Studeniçan. Për  Gostivarin duket se do të ketë një rikandidim të kryetarit aktual Nevzat Bejta, edhe Arifi në Tetovë pret rikandidimin. Por ende pritet fjala e fundit e kryesisë qëndrore. Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa nesër rikthehen ne bisedime. PDSH zyrtarizoi mbrëmë Bardhyl Destanin si kandidat për kryetar të Komunës së Likovës, ndërsa Ragmi Isufin bartës të listës.
 
VMRO DPMNE-ja ka zyrtarizuar kandidatët në Kumanovë dhe Strumicë. Lufta më e ashpër pritet të jetë për Qytetin e Shkupit, asnjëra nga partitë nuk ka shpallur kandidaturat. Kreu aktual i Komunës Qendër Andrej Zhernovski i ka grumbulluar firmat e nevojshme për kandidaturën e tij si i pavarur, por pret edhe një përgjigje nga LSDM-ja, nëse do ta mbështesin apo jo edhe për një mandat. Afati për mbledhjen e firmave për listat e kandidatëve të pavarur për këshilltarë dhe kryetarë komunash skadon nesër. Partitë politike kanë afat deri më14 shtator t’i dorëzojnë listat e tyre në KSHZ.
 
SANIJE DURAKU