EKONOMI
Biznes forum Maqedoni-Turqi
13.06.2014 12:40
Qëllimi është vendosje e kontakteve zyrtare me kompanitë e Maqedonisë nga veprimtaritë e ndryshme të biznesit..........

Një biznes delegacion prej 15 kompanive turke nga Asociacioni i industrialëve të pavarur dhe biznesmenëve (MUSAID) prej sot qëndron për vizitë në Maqedoni.
Qëllimi është vendosje e kontakteve zyrtare me kompanitë e Maqedonisë nga veprimtaritë e ndryshme të biznesit.
Sipas paralajmërimeve, gjatë vizitës së delegacionit turk, në organizim të Odës Ekonomike të Maqedonisë, do të mbahet Biznes forum Maqedoni-Turqi.
Janë planifikuar edhe bisedime bilaterale mes kompanive nga sektorët e ndërtimtarisë dhe materialeve ndërtimore, tekstilit, qumështit dhe ushqimit, turizmit, tregtisë.
