KULTURË

Festival italian në Shkup

13.06.2014 14:09

Këto janë një pjesë e përmbajtjeve të Festivalit të parë italian, që do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Zyrës për bashkëpunim ekonomik pranë Ambasadës së Italisë në Maqedoni........

Kurs për adhuruesit në kuzhinën italiane, trajnim praktik për kuzhinierët profesionistë, prezantim i produkteve italiane, revy mode me disejnatorë italian, seminar për teknologji për industri të verës.

Këto janë një pjesë e përmbajtjeve të Festivalit të parë italian, që do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Zyrës për bashkëpunim ekonomik pranë Ambasadës së Italisë në Maqedoni.

Mesazhi i festivalit "Ndjejeni Italinë me të gjitha shqisat tuaja". Festivali italian është manifestim tradicional të cilin e organizon IÇE - Agjencia e Qeverisë italiane për promovim të bashkëpunimit ekonomik, në vende të ndryshme në botë. Qëllimi është promovimi i produkteve italiane, kulturës italiane dhe stilit të jetesës.

Partner kryesor për organizim të festivalit është ALMA, Akademia ndërkombëtare për kuzhinë italiane dhe instituti më i respektuar arsimor për kuzhinë italiane në botë. Është themeluar në vitin 2004 nga Maestro Gualtiero Markezi, themelues i kuzhinierisë bashkëkohore italiane.

Programi i festivalit përfshin darka të kuzhinës italiane me pjesëmarrjen e shefit Kristian Brola në restorantet shkupjane "Vodenica", "Xhino" dhe "Pelister". Kurs për adhuruesit e kuzhinës italiane do të mbahet më 15 qershor në shkollën e mesme të hotelierisë "Llazar Tanev" në Shkup, ndërsa 21 dhe 22 qershor do të ketë prezantim të produkteve ushqimore italiane dhe pijeve në Vero qendër.