Testi bërthamor, Rusia dhe Kina parandalojnë kaosin
04.09.2017 10:39
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping...

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping gjatë një takimi kanë rënë dakord se është e rëndësishme që të parandalohet kaosi në gadishullin Korean.
Ata njëzëri kanë kërkuar një zgjidhje diplomatike për krizën.
“Të dy udhëheqësit kanë rënë dakord ti përmbahen objektivit që është denuklearizimi në gadishullin Korean dhe për të ruajtur një komunikim të ngushtë dhe koordinim për të trajtuar situatën e re” raporton angjencia kineze e lajmeve Xinhua. Të dy liderët zhvilluan një takim gjatë një samiti që u zhvillua në qytetin juglindor kinez Xiamen.
