DHURO GJAK

Dita e dhurimit të gjakut

13.06.2014 12:43

Nën moton "Dhuro gjak për ata që dhurojnë jetë" sot në Qendrën ditore për dhurim të gjakut "Dare Xhambaz" do të shënohet 14 Qershori - Dita botërore e dhurimit të gjakut..............

Nën moton "Dhuro gjak për ata që dhurojnë jetë" sot në Qendrën ditore për dhurim të gjakut "Dare Xhambaz"  do të shënohet 14 Qershori - Dita botërore e dhurimit të gjakut.

Me aktivitet për dhurim të gjakut Kryq i Kuq i Republikës së Maqedonisë kyçet në fushatën globale për promovimin dhe avancimin e dhurimit të gjakut.

Në ngjarje do të marrin pjesë dhurues të gjakut, si dhe përfaqësues nga Instituti për mjekësi transfuziologjike, zyra e Organizatës Botërore Shëndetësore, Agjencia për të Rinj dhe Sport.