KRRE, benzinat shtrenjtohen për 1 denarë

04.09.2017 13:55

Komisioni rregullator për energjetikë publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës...

Çmimi me pakicë i benzinës Eurosuper bs-95 prej sonte në mesnatë rritet për një denarë për litër, i Eurosuper bs-98 dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri për 0,5 denarë, përderisa çmimi i Eurodiselit mbetet i pandryshuar.
 
Çmimi i ri i Eurosuper bs-95 do të jetë 63,00 denarë, Eurosuper BS-98 do të shitet për 64,50 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 37denarë për litër. Një litër Eurodisel edhe në dy javët në vijim do të kushtojë 48 den. për litër, ndërsa Mazuti M-1 NS do të kushtojë 23,881 denarë për kilogram.