Provokimi i Penhianit, manovra ushtarake në Korenë e Jugut
Në orët e para të së hënës, ushtria koreano-jugore simuloi një sulm të armatosur në zonën e testimit të fundit nuklear të fqinjit problematik verior...

Në orët e para të së hënës, ushtria koreano-jugore simuloi një sulm të armatosur në zonën e testimit të fundit nuklear të fqinjit problematik verior, ku përfshihej lëshimi i raketave balistike tokë-tokë dhe goditja e objektivave jashtë bregut lindor të Koresë së Jugut nga avionë luftarakë F15K.
Në stërvitje u përdorën municione të vërteta. Qëllimi ishte të tregohej se vendi mbetet në gjendje gatishmërie të lartë, ndërsa arsyeja përse u përdorën armë konvencionale është se Koreja e Jugut nuk ka kapacitet bërthamor. Stërvitja tregon vendosmërinë e Koresë së Jugut për të shkatërruar jo vetëm origjinën e provokimit, por edhe lidershipin e armikut dhe forcave mbështetëse të tij nëse kërcënojnë sigurinë e qytetarëve.
Manovrat vijnë disa orë pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, paralajmëroi se çdo kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara apo aleatëve të tyre do të ketë në këmbim një përgjigje masive ushtarake. Presidenti amerikan, Trump, po shqyrton, ndërkohë, mundësinë e ndalimit të tregtisë me çdo vend që bën biznes me Korenë e Veriut. Rreth provave të Koresë së Veriut do të diskutohet edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
