Maqedonia

Zgjedhjet lokale, skadon afati për kandidatët e pavarur

04.09.2017 15:51

Në mesnatë skadon afati për mbledhje të nënshkrimeve për kandidatët që do të garojnë si të pavarur në zgjedhjet lokale të 15 tetorit...

Numri zyrtar i listave të kandidatëve të pavarur dhe këshilltarësh do të dihet pasi komisionet komunale zgjedhore do t’i konfirmojnë listat pas kontrolleve të nevojshme. Sipas afatit për zbatimin e zgjedhjeve lokale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, listat e parashtruara nga ana e kandidatëve të pavarur dhe nga partitë politike KKZ duhet t’i konfirmojë më vonë deri më 14 shtator.
 
Deri më 9 shtator në mesnatë zgjat edhe kontrolli publik në Listën Zgjedhore, që bëhet përmes aplikimit elektronik dhe në të gjitha njësitë rajonale dhe zyrat e KShZ-së. Numri i qytetarëve të cilët bëjnë kontrolle të të dhënave të tyre në Listën Zgjedhore po rritet, thonë nga KShZ. Aktualisht 16,319 persona kanë kontrolluar të dhënat e tyre në listën zgjedhore mbi 2 mijë vetëm gjatë ditës së djeshme.