Botë

Birmani, 90 mijë myslimanë emigrojnë në Bangladesh

04.09.2017 16:52

Rreth 87.000 refugjatë, kryesisht pjesëtarë të komunitetit mysliman Rahinya...

Rreth 87.000 refugjatë, kryesisht pjesëtarë të komunitetit mysliman Rahinya, nga Mijanmari kanë arritur në Bangladesh, pas trazirave dhe dhunës së ushtruar ndaj tyre javëve të kaluara.
 
OKB paralajmëroi se përleshjet në Mjanmar mund të shkaktojnë katastrofë humanitare. Gjatë ikjes përmes detit, dhjetëra pjesëtarë të këtij komuniteti mysliman janë mbytur.
 
OKB, në shkurt, akuzoi ushtrinë e Birmanisë për vrasje masive dhe dhunime të myslimanëve, por përleshjet që shpërthyen në fund të gushtit shënojnë një përshkallëzim dramatik.
 
Kryengritësit myslimanë Rahinya kanë sulmuar disa stacione policore, duke nxitur më pas reagimin e ushtrisë budiste. Ushtria thotë se po kryen operacione kundër “terroristëve ekstremistë”, por myslimanët që kanë ikur në Bangladesh thonë se janë detyruar të largohen për shkak të vrasjeve dhe zjarrëvënieve.