Zv/ministrja e jashtme, Arta Toçi, takon ambasadoren japoneze, Keiko Haneda
Zëvendës ministrja për Punë të Jashtme, Arta Toçi realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Japonisë në Republikën e Maqedonis, Keiko Haneda...

Në takim u theksua rëndësia e hapjes së Ambasadës së Japonisë në Shkup dhe fakti që kjo ndodh vetëm tre vjet e gjysmë pasi që Republika e Maqedonisë hapi Ambasadën e saj në Tokio, flet shumë për marrëdhëniet e mira bilaterale në mes të Republikës së Maqedonisë dhe Japonisë. Në takim u bisedua edhe per vizitën e paralajmëruar të ministrit shtetëror për punë të jashme të Japonisë, Kazujuki Nakane.
U theksua gjithashtu nevoja që bashkëpunimi i mirë në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe Ambasadës së Japonisë në Shkup të vazhdoj edhe në të ardhmen, ndërkohë u shkëmbyen mendime në lidhje me situatën aktuale politike në vend dhe marrëdhëniet me fqinjët.
Më 6 shtator, zv ministrja Toci do të jetë nikoqire e ministrit shtetëror për punë të jashtme të Japonisë K. Nakane,i cili në Republikën e Maqedonisë që vjen në vendin tonë me Rastin e hapjes solemne të Ambasadës së Japonisë në Shkup.
