Maqedonia
Medreseja “Isa Beu”, mish kurbani për 1650 familje
04.09.2017 18:27
Medreseja “Isa Beu” shpërndau mish të kurbaneve për 1650 familje, të cilat llogariten si grupe me status të rrezikuar social, jetimëve dhe grupeve tjera që kanë nevojë...

Aktivitete të tilla janë në dobi të rritjes së respektit dhe harmonisë ndërmjet njerëzve, theksoi drejtori i Medresesë, Ibrahim Idirizi. Ai shpjegoi se mishi fillimisht iu ndahet xhamive të cilat më vonë e shpërndajnë nëpër familjet që kanë nevojë.
“Do të ndahet mish disa tonelata për 32 xhami dhe i kemi prezentë imamët dhe këshillat e xhamive, të cilët bartin mishin sipas listave që i kanë dhe i kanë formuar në xhematin e vet dhe pastaj këta e bëjnë ndarjen nëpër shtëpitë e atyre të cilëve iu dedikohet ky mish i kurbanit”,- deklaroi drejtori i përgjithshëm i Medresesë “Isa Beu”, Ibrahim Idrizi.
Idrizi theksoi se shpërndarja e mishit është bërë traditë, ndërsa premtoi se aktivitete të tilla të medresesë dhe BFI-së do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
ERSAN PAJAZITI
