Parashikimi i motit
05.09.2017 09:21
Moti në Maqedoni sot do të jetë me vranësira mesatare....

Moti në Maqedoni sot do të jetë me vranësira mesatare, mëngjes i freskët, ndërsa gjatë ditës me erë më së shumti përgjatë Vardarit. Pasdite vranësirat do të pakësohen.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 5 deri 15 gradë, ndërsa e ditës 17 deri 28 gradë.
Në Shkup paradite do të ketë vranësira të shtuara, ndërsa pasdite vranësirat do të pakësohen. Kohë pas kohe do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura do të lëvizë prej 12 deri 27 gradë.
