Prishtinë, Haradinaj e Veseli marrëveshje me Pacollin

05.09.2017 11:32

Liderët e Partis Demokratike të Kosovës, aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën....

Liderët e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni me liderin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin.

Kjo i mundëson koalicionit PAN krijimin e institucioneve, përkatësisht zgjedhjen e Kadri Veselit në postin e kryeparlamentarit dhe Ramush Haradinajt në postin e kryeministrit.  Pacolli, i cili është larguar nga koalicioni me LDK-në, ka thënë se interesi nga kjo marrëveshje është dalja prej krizës institucionale.

“Jam i bindur se tani, me këtë koalicion, ne do t’i shtyjmë proceset përpara”, tha Pacolli.

Derisa i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, lider i AAK-së, ka thënë se marrëveshja i mundëson Kosovës nisjen e nevojshme për përballje me sfidat që e presin. Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të thirret më 7 shtator.