Spasovski në Ohër: Polici transparente në shërbim të qytetarëve
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasosvki, në kuadër të vizitave në sektorët për punë të brendshme në vend....
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasosvki, në kuadër të vizitave në sektorët për punë të brendshme në vend, ka qëndruar sot në Ohër, për t’u njohur me problemet me të cilat përballet policia në këtë qytet. .
Folëm për principet e reja të punës në polici, para së gjithash për transparencën dhe punën me përgjegjësi.
Gjendja e sigurisë është e mirë, por po punohet për përmirësimin e mëtejshëm të saj, në mënyrë që qytetarët e Ohrit të jenë të kënaqur me punën e policisë, tha Spasovski.
Një ndër problemet kyçe në Ohër është mungesa e kuadrit dhe ministri premtoi masa urgjente për zgjidhjen e këtij problemi. Ai ftoi qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
