Botë
Rusi, incident i armatosur në shkollë, 15 vjeçari qëllon me armë, plagos katër nxënës
05.09.2017 15:35
Një 15-vjeçar në Rusi ka sulmuar mësuesin e tij me sëpatë, e më pas ka hapur zjarr dhe ka lëshuar granata tymuese në një shkollë në afërsi të Moskës...

Autoritetet vendase thonë se 4 fëmijë janë lënduar gjatë ikjes së rrëmujshme, pasojë e panikut të madh që ngjalli mes tyre incidenti.
Episodi i rëndë ndodhi në një shkollë lokale të qytezës Ivantejevka, rreth 20 km në verilindje të kryeqytetit rus.
Forcat e rendit mbërritën me shpejtësi në vendngjarje dhe neutralizuan autorin e sulmit, por nuk ka ende asnjë motiv përse i riu hapi zjarr brenda shkollës. Fatmirësisht nga incidenti nuk ka asnjë viktimë.
