Putin: reduktim eventual i misionit diplomatik
Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk përjashton mundësinë e reduktimit të mëtejshëm të misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Moskë...

Duke folur nga Kina, ku ndodhet për të marrë pjesë në punimet e një forumi ekonomik, shefi i Kremlinit e cilësoi “të vrazhdë dhe brutal” trajtimin që Uashingtoni po i bën misionit diplomatik të Rusisë në tokën amerikane.
Reagimi i tij mbërrin pas vendimit të Shteteve të Bashkuara që i kërkoi Rusisë mbylljen e konsullatës në San Fancisko dhe disa misioneve të tjera në vend.
“Rezervojmë të drejtë për të vendosur mbi numrin e diplomatëve amerikanë në Moskë, por për momentin nuk do ta bëjmë. Le të presim dhe të shohim sesi do të rrjedhin ngjarjet”,- deklaroi ai.
Aktualisht, në Moskë veprojnë 455 diplomatë amerikanë, numër i reduktuar me 60 për qind pas kërkesës së autoriteteve ruse.
