Emigrantët: 210 të shpëtuar brenda dy ditëve në Greqi

05.09.2017 15:48

Autoritetet greke kanë shpëtuar 103 emigrantë nga mbytja...

Autoritetet greke kanë shpëtuar 103 emigrantë nga mbytja. Anija e tyre  e dëmtuar ishte gjetur nga një anije tregtare në lindje të Kretës herët në mëngjes, pasi autoritetet kishin marrë një thirrje për ndihmë përmes telefonit.

Tani për tani nuk dihet prej ku ka lundruar, e as cili ishte destinacioni i fundit i jahtit.

Roja bregdetare dje ka shpëtuar edhe 107 refugjatë dhe emigrantë nga dy anije të vogla, në dy incidente të ndara, në afërsi të ishullit lindor Lezbos.

Sipas të dhënave të KB-së, 15.230 refugjatë ose emigrantë këtë vit kanë arritur në Greqi përmes rrugës detare.