Marrëveshja Maqedoni - Bullgari, Hojt Ji: E rëndësishme për tërë rajonin
Zëvendësndihmësi i sekretarit shtetëror të ShBA-së për Europë dhe Azi, Hojt Brajan Ji....

Zëvendësndihmësi i sekretarit shtetëror të ShBA-së për Europë dhe Azi, Hojt Brajan Ji, e ka cilësuar Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë si një marrëveshje në të mirë të të gjithë rajonit.
Ji ka shfaqur shpresë se marrëveshja do të mundësojë atmosferë të shkëlqyeshme, ku Republika e Maqedonisë do t’i përmirësojë marrëdhëniet edhe me fqinjët tjerë. Në takimin me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva, kjo e fundit potencoi se “një nga përfitimet më të mëdha të kësaj marrëveshje është përpunimi pa ndihmë të huaj, me çka treguam se çështjet i zgjidhim pa ndërmjetësues”.
