Maqedoni
Anti-korrupsioni: Andonovi dhe Bogdanoska u shkarkuan sipas ligjit
05.09.2017 16:51
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit hodhi poshtë ankesat e Oliver Andonovit nga “Jasen” dhe Lidija Bogdanovskës...

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit hodhi poshtë ankesat e Oliver Andonovit nga “Jasen” dhe Lidija Bogdanovskës nga Shërbimi për Sistem Informative, të cilët iu drejtuan anti-korrupsionit me pretendimet se janë shkarkuar në kundërshtim me ligjin. Sipas komisionit, vendimet për shkarkimin e tyre janë marrë një ditë para se të nënshkruhen zgjedhjet lokale.
“Ky paragraf nuk korrespondon me rastin konkret për arsye se vet akti i shkarkimit është bërë para sjelljes së vendimit për shpalljen e zgjedhjeve lokale më 6 gusht 2017. Nga kjo mund të konkludojmë se ka fakte të mjaftueshme që tregojnë se nuk janë në favor të ankesës. I propozoj komisionit që të sjell vendim, se pretendimet e ankesës nuk janë konfirmuar, i njëjti të refuzohet si i pabazë dhe lënda të mbyllet”,- deklaroi kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Igor Tanturovski.
Pas seancës, Oliver Andonov tha se vendimi për shkarkimin e tij hyri në fuqi dhe iu dorëzua atij më 11 gusht.
“Në nenin 3, ky vendim hyn në fuqi më 11.08.2017. Ja ku është nënshkrimi i kryetarit, dokument origjinal me nënshkrimin se kur unë e kam marrë. Cila është arsyeja që dikush të konstatojë se kjo ka ndodhur më datën 5, unë me të vërtetë se di”,- theksoi ish-drejtori i “Jasenit”, Oliver Andonov.
Anti-korrupsioni ndërkohë ende nuk ka përgjigje dhe dokumente lidhur me rastet e tjera të hapura të shkarkimeve dhe procedurave disiplinore të marra pas shpalljes së zgjedhjeve lokale 2017 e që bien në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.
SANIJE DURAKU
