Maqedoni
Sh. M. K. “Maria Kiri Skllodovska”, punohet për kompletimin e 9 laboratorëve
05.09.2017 17:19
Në Shkollën e Mesme të Kimisë “Marija Kiri Skllodovka” në Shkup, po punohet për kompletimin e nëntë laboratorëve...

Zëvendësdrejtori i shkollës, Vedat Mustafa, thotë se kompletimi i tërësishëm i këtyre laboratorëve do të rrisë cilësinë e arsimit.
“Kemi shtatë laboratore të cilat janë për drejtimet e mjekësisë dhe drejtimet e kimisë dhe dy laboratorë të teknikës së optikës dhe syve, ku njëri është i kompletuar dhe tjetri presim që me ndihmën e zëvendësministrit të kompletohet edhe i dyti dhe të pajisen nxënësit tanë me aparaturë më moderne dhe me laboratorë të ri dhe të pajisur ashtu siç e do rendi”,- deklaroi zëvendësdrejtori i ShMK “Marija Kiri Skllodovska”, Vedat Mustafa.
Zëvendësministri i Arsimit, Visar Ganiu, thotë se MASh-i do të finalizojë të gjitha projektet që janë premtuar.
“Ne si ministri, gjithë atë që ka nevojë për të bërë këtu do ta kemi parasysh. Këtu fuqimisht premtoj që MASh-i e ka detyrim që projektet që kanë filluar të finalizohen në afat sa më të shkurtë, duke pasur çdoherë në konsideratë cilësinë e investimit që duhet të bëhet këtu në këtë shkollë”,- tha zëvendësministri i Arsimit, Visar Ganiu.
Këtë vit në këtë shkollë është shtuar numri i nxënësve dhe paraleleve shqipe, po ashtu edhe i kuadrit mësimdhënës.
ERSAN PAJAZITI
