Maqedoni
VMRO-DPMNE: LSD shkurtoi pensionet për 300 mijë pensionistë
05.09.2017 17:39
VMRO ka akuzuar sot qeverinë e udhëhequr nga LSDM, se po manipulon me pensionistët...

Pensionet e shtatorit nxorën në shesh të vërtetën për 300 mijë pensionistë, të cilët panë se pensionet e tyre të fundit nuk u dhanë me premtimin shtesë prej 650 denarësh, akuzon Metodia Gocevski nga VMRO. Sipas tij, pensionistët edhe një herë u kthyen në viktimë e politikave të LSDM-së.
“LSD rreth 300 mijë pensionistëve ua shkurtoi pensionet për 5500 denarë në vit, të cilat do t’i merrnin nëse do të respektohej vendimi i qeverisë së VMRO-së për rritjen e planifikuar të pensioneve për 5%. LSD asnjëherë nuk është kujdesur për pensionistët. Në periudhën 2002-2206, qeveria e LSD-së shkurtoi pensionet për 8%, shumë kjo që kurrë nuk iu kthye pensionistëve. Pensionistët e dinë që me LSD-në në qeveri nuk mund të presin asgjë të mirë dhe LSD tregon se asgjë nuk ka ndryshuar”,- deklaroi Metodia Gocevski nga VMRO-DPMNE.
