Maqedoni

Aksident në pikën pagesore në Gllumovë, pesë persona në spital, mes tyre edhe një foshnje

05.09.2017 18:23

Një furgon me targa të Shkupit ka shkaktuar aksident në pikën pagesore të Gllumovës sot në mesditë, duke goditur një veturë me targa të Shqipërisë...

Sipas dëshmitarëve okularë, furgoni me shpejtësi të madhe fillimisht ka goditur kabinën e pikës pagesore dhe pastaj makinën, ku ishin pesë shtetas të Shqipërisë, në mesin e tyre edhe një foshnje tremuajshe, të cilët kanë përfunduar në Qendrën klinike universitare të Shkupit.
 
Përfaqësuesi i pikës pagesore në autostradën Tetove-Shkup tha se furgoni nuk ka arritur të frenojë dhe në goditje të kabinës është lënduar edhe njëri nga inkasantët, por, sipas tij, kolegu është jashtë rrezikut për jetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të bërë ekspertizën, por sipas informatave jozyrtare, furgonit nuk i kanë funksionuar frenat, gjë që duket se në asfalt nuk ka gjurmë gomash.