Maqedoni

“Maxhar Telekom”, vazhdon gjykimi kundër Bogoevskit

05.09.2017 18:51

Ka vazhduar edhe sot seanca për rastin “Maxhar telekom”, më saktë gjykimi rreth padisë së liderit të BDI-së, Ali Ahmeti...

Ka vazhduar edhe sot seanca për rastin “Maxhar telekom”, më saktë gjykimi rreth padisë së liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe ish-zëvendëskryeministrit, Musa Xhaferi, kundër Sllobodan Bogoevskit, të cilin e akuzojnë për shpifje.
 
Avokatët e palës akuzuese kërkuan shpalljen e deklaratës së Bogoevskit si deklaratë shpifëse dhe dëmshpërblim material. Por, mbrojtja siguron që në deklaratën që Bogoevski e ka dhënë para gjykatës në Nju Jork, nuk ka asnjë element shpifës për sa i përket faktit se kush ka marrë mito për sigurimin e monopolit në tregun e telekomunikimeve në Maqedoni.
 
Mbrojtja dorëzoi edhe akt-vendimin e gjykatës së New Jorkut, ku ish-drejtorët e “Maxhar Telekomit” kanë pranuar fajësinë, por gjykatësi nuk e pranoi si provë që mund të përdoret në proces. Sllobodan Bogoevski do të japë deklaratë të tij në seancën e radhës më 10 tetor. Avokati i Bogoevskit thotë se kjo zvarritje e procesit ka për qëllim që lënda të vjetrohet dhe të mos ketë më asnjë vlerë.