Maqedoni
Gruevski: 100 ditët e qeverisë ishin dështim për qytetarët
05.09.2017 19:56
Në një konferencë për shtyp, Lideri i VMRO – DPMN-së Nikolla Gruevski ka deklaruar se 100 ditët e kaluara ishin plotë gënjeshtra...

Në një konferencë për shtyp, Lideri i VMRO – DPMN-së Nikolla Gruevski ka deklaruar se 100 ditët e kaluara ishin plotë gënjeshtra, kuadër të dështuar dhe rrënim të institucioneve, dështim të ekonomisë dhe hapa të gabuar, këtë e ka përjetuar vendi në qeverisjen e LSDM.
"Kaluan pothuajse 100 ditë me gënjeshtra, paaftësi, kaos dhe përçmim. Njëqind ditë partizim, debakël me kuadrot, punë të paligjshme dhe shembje të institucioneve… Njëqind ditë me ndërprerje dhe bllokim projektesh, fundosje ekonomike, huamarrje, papunësi dhe gjëra të tjera të rëndësishme dhe të pamenduara… Këtë e duroi Maqedonia dhe qytetarët e saj në 100 ditët e kaluara. Kjo është ajo që Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp, plot me gjysmë të vërteta dhe fraza boshe, me vetëdije e heshti. Kjo është përmbledhje e mënyrës së si qeveris LSDM-ja. Fermerë të pakënaqur, pensionistë të zhgënjyer, rini e mashtruar, ndjenja kombëtare dhe dinjitet kombëtar të tradhtuara, shoqata të biznesmenëve dhe sindikata të vendosura në margjina, punëtor të harruar dhe asnjë, përsëris, asnjë projekt përmbajtjesor, serioz dhe thelbësor i cili do të japë shpresë të cilido se të paktën ndonjë gjë do të jetë mirë me këtë qeveri të re. Qytetarët tanë meritojnë më mirë. Qytetarët tanë duan më mirë dhe mundet shumë më mirë se kaq. Ky makth mund të përfundojë më 15 tetor. Gjithë kjo që i kanë bërë shtetin mund të ndërpritet më 15 tetor", tha Nikolla Gruevski.
