Dimitrov në Berlin në takim me ministrin e jashtëm gjerman

06.09.2017 09:28

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov....

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot do të qëndrojë për vizitë njëditore në Berlin, me ftesë të ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Zigmar Gabriel.

Siç kumtoi MPJ, të dy ministrat në takim pritet të këmbejnë mendime për intensifikimin e mëtejshëm të dialogut politik, si dhe të transmetohet pritja për mbështetje të përforcuar dhe ndihmë nga Gjermania mike në përmbushjen e prioriteteve reformuese kyçe, në drejtim që sa më shpejt të hapen perspektivat evropiane dhe euroatlantike të vendit tonë.

Krahas takimit me ministrin Gabriel, është paraparë shefi i diplomacisë së Maqedonisë të realizojë takim edhe me këshilltarin e kancelares, Angela Merkel për politikë të jashtë dhe të sigurisë, Kristofer Hojzgen, ku mes tjerash pritet të bisedohet edhe për prioritetet strategjike të Qeverisë së re reformuese, drejt lëvizjes së proceseve për integrim sa më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në BE dhe në NATO.