Ivanov në Forumin e 12-të ekonomik të liderëve të rinj në Poloni

06.09.2017 09:51

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot do të mbajë fjalim....

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot do të mbajë fjalim në Forumin e 12-të ekonomik të liderëve të rinj në Novi Saç. Republika e Polonisë.

Forumi ekonomik, i cili sivjet po mbahet për të 27-ën herë me radhë, paraqet konferencën më të madhe dhe më me renome në Evropën Qendrore dhe Lindore me fokus në ekonominë dhe politikën në këtë pjesë të kontinentit.

Qëllimi i kësaj nisme, siç informojnë nga Kabineti i Ivanovit, është që të krijohet klimë më e volitshme për zhvillim të bashkëpunimit politik në Evropë.

Në Forum do të marrin pjesë mbi 3.000 pjesëmarrës nga më shumë se gjashtëdhjetë vende nga Evropa dhe bota.