Trump do të angazhohet për deatomizim të Gadishullit Korean
Shtëpia e Bardhë thotë se do t’i vazhdoj angazhimet për deatomizimin e Gadishullit Korean....

Shtëpia e Bardhë thotë se do t’i vazhdoj angazhimet për deatomizimin e Gadishullit Korean, në kuadër të përgjegjjes ndaj testit të fundit të armatimit atomik të Koresë Veriore, megjithqë theksohet se “të gjitha opsionet janë në tavolinë”.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se presidenti, Donald Trump, ende po e shqyrton lëvizjen e tij të ardhshme, përfshirë edhe masa të mundshme diplomatike dhe ekonomike, derisa bisedimet me Phenianin nuk janë aktualisht në fokus të administratës.
Këto komente u bënë disa orë pasi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se rreziku bërthamor nga ana e Koresë Veriore është “kriza më e rrezikshme me të cilën ne ballafaqohemi sot”.
Duke folur me gazetarët në Nju Jorkut, Guterres e ka përsëritur dënimin e tij të ashpër për testet atomike të kryera nga Koreja Veriore dhe i ka bërë thirrje këtij vendi që të bashkëpunoj me obligimet ndërkombëtare dhe ka kërkuar bisedime për zbutjen e krizës.
