Botë

Policia italiane sekuestron katër ton drogë në jahtin e tre shqiptarëve

06.09.2017 13:15

Sekuestrohen 3 ton e 992 kilogramë marijuanë nga Guardia di Finanza pas një operacioni ndërkombëtar antitrafik droge mes Policisë së Shtetit shqiptar...

Sekuestrohen 3 ton e 992 kilogramë marijuanë nga Guardia di Finanza pas një operacioni ndërkombëtar antitrafik droge mes Policisë së Shtetit shqiptar, Guardia di Finanza dhe Policisë italiane.
 
Policia e Shtetit njoftoi sot se, në orët e para të mëngjesit nga ana e GdF italiane u bë i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i një Jahti me flamur të SH.B.A.(Delaware)
 
Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë i mundur bllokimi i mjetit lundrues me ekuipazhin e përbërë nga tre shtetas shqiptarë.
 
Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale italiane në zonën e Viestes.
 
Detaje të tjera lidhur me aksionin nuk zbulohen për shkak të sekretit hetimor.
 
Policia e Shtetit bën të ditur se po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë malazeze për zbardhjen e këtij trafiku./mia