Botë

Turqi, grusht shteti i dështuar, 48 mijë të arrestuar, ndërtohen 50 burgje të reja

06.09.2017 13:40

Turqia përballet me mungesë hapësirash për mijëra të arrestuarit si të dyshuar për pjesëmarrje në tentimin për grusht shtet vitin e kaluar...

Kjo ka bërë që qeveria të sjellë vendim për ndërtimin e 50 burgjeve të reja.

Ministri i Jurisprudencës, Kenan Ipek, sqaron se burgjet e reja ndërtohen ekskluzivisht për personat e dyshuar të cilët kanë marrë pjesë në grusht shtetin e pasuksesshëm të 15 korrikut të vitit të kaluar.

Burgjet e reja do të jenë me kapacitet për rreth 50.000 të burgosur, e njëkohësisht  po ndërtohen edhe pesë salla të reja në burgun Sinxhan afër Ankarasë.

Mbi 48.000 njerëz janë të dyshuar në procese gjyqësore për pjesëmarrje në grusht shtet, si dhe për bashkëpunim me lëvizjen e predikuesit islamik, Fetullah Gjylen.

"Burgjet e reja do të jenë shumë funksionale dhe të adaptuara që të shfrytëzohen si salla gjyqësore",- shtoi Ipek.