Maqedoni
Zgjedhjet Lokale: Zaev: Nuk do të ketë keqpërdorime dhe presione
06.09.2017 15:30
Sektori civil pret që zgjedhjet lokale të 15 tetorit të kalojnë pa presione dhe kërcënime ndaj administratës...

Sektori civil pret që zgjedhjet lokale të 15 tetorit të kalojnë pa presione dhe kërcënime ndaj administratës dhe pa keqpërdorime të resurseve shtetërore, siç ishte praktikë në ciklet e kaluara zgjedhore.
Asociacioni qytetar “Most” kërkon nga Qeveria zbatimin e planit 3-6-9, që do të garantojë respektim të plotë të parimit për ndarjen e shtetit nga partitë politike.
“Qeveria e re ka shembull në të kaluarën për mosrespektimin e parimit për ndarjen e shtetit nga partitë politike gjatë cikleve zgjedhore. Ajo që ne dëshirojmë të shohim tani është pikërisht kjo, të respektohet parimi i ndarjes së shtetit nga partitë politike dhe të tregohen se ky parim mund të praktikohet edhe në mënyrë tjetër e jo vetëm për keqpërdorime zgjedhore”,- tha kryetari i Asociacioni qytetar “Most”, Darko Aleksov.
Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, tha se me rëndësi të madhe është që të mos ketë fushata me kërcënime dhe dhunë.
“Primare është që liderët politikë dhe të gjithë pjesëmarrësit tjerë të realizojnë fushata pa kërcënime dhe dhunë që të mos nxisin probleme etnike. Dëshirojmë t’i detyrojmë liderët politikë të shfrytëzojnë procesin zgjedhor që të vërtetohen dhe dëshmohet përkushtimi dhe vlerat demokratike si dhe sundimi i së drejtës”,- tha ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar.
Kryeministri, Zoran Zaev, premtoi se në këto zgjedhje do të ketë zero tolerancë për keqpërdorimet zgjedhore nga ana e personave zyrtarë.
“Në 100 ditshin e parë të kësaj qeverie treguam qartë se nuk ka më keqpërdorime të resurseve publike për interesa personale dhe partiake, nuk ka pasur as nuk do të ketë gjatë periudhës parazgjedhore. Bartësit e funksioneve të ndryshme publike nuk i keqpërdorin më aktivitetet e tyre për interesa personale dhe partiake, ndërsa administrata do të mbetet e qetë si gjatë këtyre 100 ditëve të fundit të qeverisë nga presione dhe kërcënime të ndryshme politike”,- u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.
Qeveria në periudhën në vijim do të formojë edhe një trup të veçantë koordinues i cili do ta kontrollojë tërë procesin e respektimit të ndalesave të ndryshme që dalin nga Kodi Zgjedhor, tha Zaevi.
REXHEP QAMILI
