Çairi, bashkëpunim me komunën e Izmitit

13.06.2014 18:23

Si vazhdimësi e bashkëpunimit të mirë të Komunë së Çairit me komunat e Turqisë, Komuna e Çairit angazhohet për thellimin e bashkëpunimit edhe me Komunën e Izmitit.......

Si vazhdimësi e bashkëpunimit të mirë të Komunë së Çairit me komunat e Turqisë, Komuna e Çairit angazhohet për thellimin e bashkëpunimit edhe me Komunën e Izmitit.

Këtë e theksuan pas takimit të sotëm kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe kryetari i Komunës së Izmitit të Turqisë, Nevzat Doan.

“Është Komunë industriale, Komunë e cila është mjaftë e zhvilluar, që mund të konkretizohet edhe me investime konkrete, që do të thotë mund të jetë edhe me komuna tjera shqiptare. Sot do të pason një aktivitet kulturor, që është aktivitet karakteristik për Komunën e Izmitit në Çarshi të Vjetër, do të thotë drejtpërdrejtë kontribuojmë edhe në rivitalizimin e Çarshisë, që do të thotë se do të shfrytëzojmë edhe praktikat e Turqisë për zhvillimin e çarshive. Thjesht, nga bashkëpunimet nuk ka asgjë të keqe, mund të përfitojnë edhe ata nga ne edhe ne nga ata”, deklaroi kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

“Unë për herë të parë vij në Maqedoni dhe e ndjej veten si në shtëpinë time dhe jam në një Shtet ku e ndjej veten si pranë njerëzve dhe miqve të mi. Ne si Komunë e Izmitit, Çairin, kryetarin e Komunës dhe Maqedoninë e ndjejmë si vend miqësor. Bashkëpunimin tonë do ta vazhdojmë edhe më tej me Komunën e Çairit edhe për projekte të përbashkëta”, theksoi kryetari i Komunës së Izmit të Turqisë, Nevzat Doan.

Në fund të takimit, kryetari i Izmitit, Doan, para të pranishmëve ka promovuar dhe e ka shërbyer ëmbëlsirën tradicionale të Komunës së tij të quajtur Pishmanli, ku u shpreh se emrin e tillë e mban për shkak se duhet të përgatitet nga më shumë njerëz dhe kërkon shumë mund.

“Festivali i Pishmanisë”, që u mbajt sot në Çarshinë e Vjetër, është festival për ëmbëlsirën tradicionale të Izmitit dhe mbahet për të gjashtin vit me radhë. (Mefail Ismaili, TVM2)